Lajmi se Adelina Ismaili është shtatzënë, ka qenë padyshim kryefjala e shtypit rozë këtë javë. Dashuria në mes të Adelinës dhe Valit po bekohet me fëmijë, kjo pasi këngëtarja është shtatzënë. Lajmin për këtë gëzim në familjen Ismaili e ka konfirmuar motra e Adelinës, Ema, e cila bashkë me Zanfinën me padurim po e presin marrjen e statusit të tezes. Fëmija i parë në familjen Ismaili fatmirësisht po vjen në kohën e duhur pas një periudhe të dhimbshme nga mungesa e zonjës Mona, e cila për pak sa nuk e përjetoi të qenit gjyshe.

Këtë gëzim ka ndarë me lexuesit e “Bluetooth” edhe motra e vogël e familjes, Zanfina. Këngëtarja e mirënjohur nuk ka mundur ta fsheh lumturinë për shtatzëninë e së motrës. “Jam gëzuar shumë nga ky lajm për Adelinën”, është shprehur Zanfina, duke mos rrëfyer për gjininë e fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: