TIRANE

Para disa vitesh këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili dhe menaxheri Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata kanë pasur një marrëdhënie të gjatë 11-vjeçare.
Lidhur me shkakun e ndarjes çifti nuk ka pranuar ta tregojë, por tani që kanë kaluar disa vite, Zanfina ka folur për herë të parë. E ftuar në emisionin ‘Mirage’, ajo ka zbuluar se humbja e besimit e çoi këtë lidhje drejt ndarjes.
“Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi i besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, u shpreh Zanfina.
E pyetur nëse pas ndarjes kanë shoqëri, Zanfina e krahasoi ndarjen me një gotë të thyer duke u shprehur se nuk ngjitet më.

“Ne fillimisht kemi qenë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha Zanfina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb