Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqitet në Gjykatën e Korçës për seancën e përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, raporton BalkanWeb.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë ëshët në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Herën e fundit Caushi u paraqit më datën 6 nëntor në Gjykatë, por seanca u shty për shkak se mungonin si prokurori dhe avokati i çështjes teksa edhe sot është marrë i njëjti vendim.

Sot ka qenë kërkesa e Prokurorisë dhe palës mbrojtëse që të njiheshin me aktet e dosjes që ka sjellë burgu i Drenovës për çështjes Caushit.

Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim  dhe duhet të lirohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb