KORÇË

Rikthehet edhe njëherë çështja e Zani Caushit në Gjykatën e Korçës. Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut, por sipas burimeve kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se Zani Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari qe ka pushuar çështjen.

Në datën 25 mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb