Këngëtarja Elhaida Dani prezanton albumin e saj të ri “Zanin”. E ftuar në rubrikën “A je për një kafe?” në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, Dani thotë se kishte ardhur koha për të publikuar këto këngë në shqip. Gjatë bisedës ajo flet për eksperiencën jo shumë të suksesshme të fillimeve të saj, takimi me kantautorin, Ricardo Cochiante dhe kafeja që i ndryshoi jetën.

“Doja t’i kërkoja nëse mund mund të bëja audicionet për rolin e Esmeraldës. Kisha frikë mos më thonin jo se nuk je gati! Kisha bërë orë e orë rrugë… Pasi mora përgjigjen pozitive që shumë dëshiroja, ishte një nga ato kafet që më ka ndryshuar jetën.”-thotë Elhaida, për çaste që duket se i ngjallin emocione sa herë i kujton.

Më tej flet për ndikimin që Arjola Xoxa ka patur në albumin e saj dhe këndvështrimi i ri i koncepteve në klipet e albumit si dhe bashkëpunëtorët Elgit Doda, Kledi Bahiti e Alban Kondi. E pyetur për ndonjë kafe të hidhur që mund të ketë pirë, Dani shmanget duke lënë të nënkuptohet se ka patur edhe situata të tilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: