Nicolo Zaniolo është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Shumë skuadra janë të lidhura me një transferim të mundshëm të mesfushorit italian, por deri më tani asgjë konkrete.

Sipas asaj që shkruan Footmercato, një nga klubet që është futur fuqishëm në garë për shërbimet e Zaniolos është Tottenham. Londinezët janë optimistë se do gjejnë një marrëveshje me klubin e Romës, pavarësisht se lojtari i lindur në Massa ka edhe  2 vite kontratë në kryeqytetin italian. Trajneri i Spurs, Antonio Conte e vlerëson në maksimum Zaniolon, teksa shumë shpejt mund të kemi të reja.

Ju
Ju

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: