Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha se bota myslimane duhet të çrrënjosë ekstremizmin brenda vetes dhe të përballet me ata që përhapin ideologjinë e urryer.

Në takimin e sotëm, zyrtarë të rangut të lartë të vendeve anëtare të OIC diskutuan Islamofobinë në New York.

Zarif shprehu shqetësim rreth racizmit në rritje, ksenofobisë, islamofobisë, ekstremizmit, urrejtjes fetare, intolerancës në rritje ndaj mendimeve islamike dhe myslimanëve në të gjithë botën.

Ai tha se shumë lëvizje të ndryshme mediatike kanë kërkuar që të krijojnë një ndjenjë frike ndaj myslimanëve gjatë dekadave të fundit.

Tani është koha që udhëheqësit perëndimorë të dënojnë urrejtjen dhe dhunën kundër myslimanëve dhe të marrin masa për të parandaluar shkeljet e të drejtave themelore të myslimanëve, tha Zarif.

Ministri i Jashtëm, gjithashtu përshëndeti mbështetjen e Iranit për çdo iniciativë nga OIC për të kundërshtuar islamofobinë dhe veçanërisht një veprim nga Asambleja e Përgjithshme e KB për të emëruar 15 Marsin si Ditën Botërore të Luftës Kundër Islamofobisë.

Përveç vendeve myslimane, një numër i konsiderueshëm i vendeve perëndimore ishin gjithashtu të pranishëm në takimin e sotëm të OIC, i cili u mblodh me një thirrje nga Republika Islamike e Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb