SHBA

Gigi Hadid ka dhënë një intervistë së fundmi në “Harper’s Bazaar” ku ka zbuluar se çfarë ndodh brenda familjes së saj dhe anën e kujt mban Zayn në rast diskutimesh të forta.

“Kjo nuk do të thotë se unë nuk kam zemër apo Bella nuk ka tru, por kur vjen puna tek çështjet familjare dhe botërore, mami im më quan mua truri dhe Bella zemrën. Vëllai im është gjysmë për gjysmë. Në çdo diskutim familjar që bëhet Bella përfshihet shumë emocionalisht, ndërsa unë ndërtoj skema dhe flas shumë qetë.

Mami është shumë gjermane në këtë pikë. Ndërsa babi tregon histori dhe shumë shprehje”, ka treguar Gigi.

Ndërsa sa i përket Zayn ajo është shprehur:

“Në fillim ai më thoshte ‘Si të hyjë në bisedë?’. Por tani është shumë më komod. Flet hapur. Ndërsa kur jemi në mes të një diskutimi familjar dhe e pyesim ‘Zayn, anën e kujt mban ti?’, ai është shumë simpatik. Ai mban zakonisht anën e mamit tim, kështu që për këtë pjesë është shumë i zgjuar“.

Kujtojmë se Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë krijuar tashmë një familje bashkë. Në shtator të 2020-s ata u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: