Dy të rinj shqiptarë autor të rreth 25 grabitjeve kanë rënë në prangat e policisë në Burgos në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 25 dhe 26 vjeç dhe se kryen grabitje në banesa në këtë zonë.

Grabitjet kryheshin zakonisht në orët e vona të pasdites dhe të natës dhe zakonisht futeshin në banesa nëpërmjet dritareve. Gjithashtu nga hetimet rezultoi se përdornin zakonisht veshjet të errëta.

Sakaq të rinjtë ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal dhe ishin të shtrirë në zona të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb