VLORA

Tre vjedhje janë zbardhur në Vlorë pasi është arrestuar autori i dyshuar i tyre. 27-vjeçari B.Ç, ka rënë në prangat e Policisë pasi ishte në kërkim.

27-vjeçari dyshohet se më 7 tetor ka vjedhur një biçikletë, 15 tetor ka vjedhur celularin e një qytetareje kurse më 25 nëntor ka vjedhur një shumë parash nga një dyqan.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”:

B.Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

 

  • Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;

 

  • Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

 

  • Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb