Prej 3 shtatorit të këtij viti të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale në një nga profesionet e rregulluara në fushën e mjekësisë duhet të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit. Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë i bën thirrje praktikantëve në Qarkun e Tiranës që të paraqiten për t’u regjistruar brenda afateve të përcaktuara pranë institucionit të UISH. Gazeta Shqiptare publikon sot kalendarin kur praktikantët duhet të shkojnë të paraqesin dokumentet sipas profesioneve. Respektivisht në datën 3 dhe 4 shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë fizioterapeutët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Ndërkohë në 6 shtator, po në të njëjtin orar do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë teknikët e imazherisë. “Në datën 7 shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë teknikët e laboratorit që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon. Në datën 10 shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë mamitë dhe logopedët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon. Në datat 11-12-13-14 shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë infermierët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon”,-thekson Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Ky i fundit më tej bën me dije se nuk do të ketë regjistrime në një profesion nëse data e tij ka kaluar, ndërsa të gjithë kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në qarqet e tjera, duhet të interesohen pranë zyrave në qendër qark ose të kontaktojnë me përfaqësuesit e UISH në çdo rreth. “Iu njoftojmë se Urdhri i Infermierit të Shqipërisë vazhdon aktivitetin e tij në të njëjtën vendndodhje si më parë, por hyrja për në institucion bëhet nëpërmjet Q SH Nr. 4. Për këtë arsye, regjistrimet për praktikë për Qarkun Tiranë, do të zhvillohen sipas planifikimit për të mos krijuar probleme dhe vështirësi në shërbimin ndaj pacientëve të Q SH Nr. 4”,-thuhet në njoftimin e UISH.

Dokumentacioni
Pas pajisjes me diplomë, të gjithë kandidatët do të bëjnë gati dosjen e tyre personale me dokumentet dhe do të regjistrohen në qarkun përkatës për realizimin e Praktikës Profesionale me Mbikëqyrje. Të interesuarit duhet të dorëzojnë këto dokumente: një kërkesë për anëtarësim (të cilën e shkruan vet personi i interesuar); diploma dhe lista e notave e noterizuar; fotokopje të kartës së identitetit; pesë fotografi; një CV (currikulum vitae). Gjithashtu, kandidatët duhet të paraqesin edhe vërtetimin e Drejtuesit të Praktikës Profesionale (këtë e tërhiqni në momentin kur dorëzoni dosjen pranë zyrës përkatëse dhe e plotësoni te personi që caktohet nga UISH. Personi që plotëson Vërtetimin do t’iu ndjekë gjatë praktikës tuaj). Kandidatët duhet të bëjnë një derdhje në llogari të Urdhrit të Infermierit në shumën prej 3 mijë lekësh në bankë.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: