“News24” dhe “BalkanWeb” zbardh detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama që zhvilloi sot me 12 rektorë të universiteteve publike në vend. Në këtë takim u fol për krijimin e Komitetit për Arsimin, i cili do të ngrihet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas gazetares Aurora Golemi, Komiteti i Arsimit do përbëhet nga rektorë nga 12 universitetet publike dhe disa ministra si nga Drejtësia, Arsimi, Shëndetësia, ndërkohë që roli i tyre do të jetë real pasi do të ndihmojnë për programet sipas fushave.

Po ashtu bëhet e ditur se ky Komitet do mblidhet një herë muaj. Mes të tjerash në mbledhjen e sotme u diskutua edhe mbulimi i ligjit të Arsimit me akte normative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb