Janë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në fshatin Bucimas të Pogradecit.

Olsi Cekici, 44 vjec është autori i vrasjes së nënës së tij në mënyrë makabre, duke e therur atë, ndërsa kokën ia ka vendosur në derën e shtëpisë.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se në momentin që policia ka mbërritur në banesën e 44-vjecarit, ai ishte i lyer në gjak.

Burri e mbante akoma në dorë armën e krimit. Policia shprehet se 44 vjecari nuk ka bërë asnjë rezistencë. Mësohet se ai iu ka thënë efektivëve: “Mos u afroni. Do iu bëj pis, se gjaku është me magji”.

Pasi është shoqëruar në komisariatin e policisë, burri ka pranuar autorësinë e krimit që tronditi Pogradecin.

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Pogradec.

Grupi hetimor ka nxjerrë të tjera hollësi rreth krimit që ka tronditur qytetin jug-lindor.

Fillimisht, autori e ka qëlluar me dru në kokë nënën e tij. Dyshimet e policisë janë se autori ka përdorur një kosare (drapër) për t’i prerë kokën të ëmës.

Autori nuk ka treguar se e ka goditur të moshuarën. Policia, krahas dëmtimit në kokë, ka konstatuar edhe dëmtime të tjera në trupin e autorit të krimit makabër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb