Zbardhen të tjera diskutime nga mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb propozimet e anëtarëve të PD-së.

Gjatë fjalës së tij i sapozgjedhuri sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin Roland Bejko tha se është dakord me propozimin e Salianjit për kthimin e garës dhe të votës, ndërsa shtoi se duhet të ketë kandidaturë alternative.

PJESË NGA DISKUTIMI
Basha:
propozime te tjera ka?

Roland Bejko: Une jam dakord qe te kemi votim dhe te kene kandidatura alternative sepse do te kishin me shume legjitimitet.

Spiro Cura: Jam dakord ose qe te pakten kandidaturat e propozuara te dalin dhe te mbajne nje fjale para se te zgjidhen.

Basha: Diskutim tjetër kundër…

Jemin Gjana:
Kjo është e njëjta trupe qe ka qene dhe herën e kaluar, jam dakord me propozimin e Salianjit dhe Bejkos qe te paktën nga hera tjetër të procedojmë ne këtë mënyrë, por sot kjo trupe duhet te votoje siç ka votuar herën e kaluar dhe te themi te vërteten qe ne kete parti kështu jane zgjedhur perhere mos bejme sikur nuk kemi qene këtu.

Gazment Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nese ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 te anëtarëve të Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: