Janë zbardhur takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike. Sipas gazetarit Osman Stafa, këto takime kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.

Sipas burimeve nga selia blu, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Mësohet se takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: