Të gjithë ata që kanë aplikuar për një vend pune në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, tashmë mund të njihen me pikët që kanë mundur të grumbullojnë. ‘Gazeta Shqiptare’ publikon sot listat e fituesve për Qarkun e Tiranës si dhe datat e testimit të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë. Përkatësisht janë 357 fitues në këtë qark për Infermierinë;

81 fitues për pozicionin mami; 57 fitues në Teknik Imazherie; 80 fitues për pozicionin Teknik Laboratori; dhe 89 fitues në Fizioterapi. “Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë për të gjitha qarqet”,-thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve:
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.

Listën e plotë me emra e gjeni në “Gazeta Shqiptare” print në çdo pikë shitje të gazetave

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb