BalkanWeb zbardh emrat e 5 të arrestuarve brenda territorit të Shqipërisë që ishin në kërkim nga Italia pasi kanë marrë masa arresti apo dënime me burg nga Gjykata e Firences.

Shqipëria është një nga 10 vendet e angazhuara gjatë këtij operacioni, dhe Policia ka arritur të arrestojë Gentjan Manajn në Tiranë, Elvis Jaupajn dhe Jorin Llambron në Vlorë, Rexhino Ibrahimin në Durrës, dhe Vladimir Lesajn në Lezhë.

Saktësisht, për Jaupajn , Llambron, Ibrahimin dhe Manajn ka arrest me burg nga Gjykata e Firences, kurse Lesaj i arrestuar në Lezhë duhet të vuajë 24 vite burg, dënim në Itali për  “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Ndërkohë deri më tani janë dhënë 30 masa arresti, kurse mësohet se një tjetër shqiptar, Eldi Dizdari, në kërkim prej 2 vitesh nga Shqipëri për vrasjen në ish- Bllok më 4 tetor të 2018 u arrestua në Dubai pasi është përfshirë në kartelin e shqiptarëve të trafikut të kokainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb