Një 15-vjeçar në Shijak është proceduar penalisht nga policia për veprën penale përndjekje. Adoleshenti E.B ka përndjekur me anë të rrjetit social facebook kushëririn e tij, K.B. 12 vjeç.

Mësohet se dy kushurinjtë debatuan për një celular. 15-vjeçari e kërcënonte djalin e xhaxhait me mesazhe si: “po të kapa do të mbys”, “ta tregoj unë qefin”, “do të grij po të pashë në lagje”.

Vetë i mituri K.B denoncoi kushëririn në polici. Materilaet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb