Studentët e Juridikut nuk janë vetëm. Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë të UT-së ka deklaruar sot se është në mbështetje të studentëve.

Kjo Asamble ka dalë me katër pika për protestën e studentëve, ndërsa thekson se të gjitha VKM  të miratuara pa konsultim paraprak dhe që cenojnë autonominë universitare duhet të rishikohen me themel. Por këto nuk janë pikat e vetme, pasi në to është parashtruar edhe përmirësimi i kushteve mësimore si rritja e cilësisë në kërkimet shkencore.

Në një njoftim për mediat nga “Fakulteti i Drejtësisë”, zbardhen edhe vendimet e marra:

“Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë të UT, në mbledhjen e datës 18.012019, pasi analizoi situatën e krijuar deklaron në mënyrë unanime se:

  1. Mbështete protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.
  2. Angazhohet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekanizmave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në respektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akademike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit.
  3. Kërkon rishikim tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.
  4. I bënë thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij”, thuhet në njoftim.
  5. 710c7d91 2fc7 483f 9c30 9c3850e5e371 1
    710c7d91 2fc7 483f 9c30 9c3850e5e371 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb