Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësues Special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për marrëveshjen e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.
“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi duke shtuar se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e marrëveshjes së paqes me Serbinë”.

Në këtë takim u tha se marrëveshja e paqes midis Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit. Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësues Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vërë themelin për rritje ekonomike dhe do t’i kontribuojë mirëqenies së gjithë qytetarëve.
Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do, të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

Pas takimit ndërkohë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim Thaçi-Grenell.
Kosnet ka thënë se Përfaqësuesi Special i Trump për dialogun mezi pretë të punojë me krerët e shtetit për të ndihmuar arritjen e paqes dhe prosperitetit në Kosovë.

“I dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe liderët tjerë të Kosovës për të ndihmuar në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett në ‘Twitter’.

Njoftimi i plotë i Presidencës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Marrëveshjen e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë”.

Në këtë takim është thënë se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb