Në Londër po planifikojnë ofensivë. 126 milionë euro në një transaksion të vetëm drejt “Casa Milan”. Objektivi që nuk është më mister, është Rafael Leao. Portugezit i skadon kontrata pas dy vjetësh dhe në orvatje e para për rinovim ka pasur vështirësi

Kuqezinjtë kanë arritur t’i ofrojnë deri në 5 milionë euro, ndërkohë që pretendimi i menaxherit, Zhorzh Mendesh, është për 2 milionë më tepër. Situata është ende pezull dhe etja milionere është e bazuar në faktin se Leao i detyrohet 19.6 milionë euro Sportingut të Lisbonës për prishjen e njëanshme të kontratës në verën e 2018-ës.

Portugezi ndjehet mirë për rolin brenda skuadrës dhe dëshira është që të vijojë karrierën në Milano, por nëse nuk vjen propozimi i duhur, rrugët mund të ndahen.

Nëse nga Çelsi ofrohen 150 milionë euro, që përkojnë me klauzolën e prishjes së kontratës së sulmuesit, Milani edhe mund të dorëzohet. Koha për ta zëvendësuar do të ishte e pakët, por nuk mund të rrezikohet që një tjetër yll të largohet falas si Donaruma apo Kesi.

6 PËR 1 – Ndërkohë, në Angli janë të bindur se Çelsi mund të ofrojë milionat, por edhe të bëjë një lëvizje “zbutëse” për të mos e paguar të gjithë shumën. Sipas “Daily Express”, klubi londinez mund t’i propozojë Milanit të zgjedhë mes gjashtë futbollistëve dhe pjesën tjetër ta kompensojë me para.

Në listën e profileve potenciale janë Hakim Zieh, të cilin Milani e ka ndjekur gjatë gjithë kësaj vere, por edhe lojtarë të tjerë si mesfushori Konor Galager, sulmuesi Miçi Batshuai, fantazisti Ros Barkli dhe anësori Kallëm Hadsën-Odoi. I fundit në këtë listë është edhe Armando Broja.

GOLA SHQIPTARË – Bomberi shqiptar është gjithashtu një lojtar, i cili është përmendur pranë Milanit në të kaluarën. Mosha e re dhe talenti përbëjnë cilësitë kryesore që Maldini kërkon në çdo goditje merkatoje.

Broja3
Broja3

Ai nuk është përdorur në miqësoret e verës nga trajneri Tuhel dhe në këtë sezon nuk ka qëndruar në fushë më shumë se 16 minuta për janë total prej dy prezencash, çka bën që Çelsi të mos hezitojë ta përfshijë në operacionin “Leao”./PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb