Drejtuesi i një organizate kriminale në Belgjikë pritet të dënohet me 10 vite burg.

Bëhet fjalë për një shqiptar i cili duhet të përgjigjet para drejtësisë për rreth 25 grabitje, 12 tentativa vjedhjesh si edhe falsifikim pasaportash.

Thuhet se këto grabitje kanë sjellë rreth 300,000 euro përfitime për autorët. Ndërsa për 4 anëtarët e tjerë u kërkuan 5 vite burg dhe 3 vite anëtarin që ruante pjesëtarët e grupit dhe i lajmëronte ato në rast rreziku gjatë vjedhjeve.

Organizata kriminale nga Shqipëria ishte e vendosur në Schaerbeek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: