TIRANE – Tabulatet telefonike kanë vërtetuar se imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla, dhe të pandehurit e tjerë, Byjar Hysa, Edmond Balla dhe Fadil Myslimani kanë komunikuar me persona që luftojnë në Siri.

Edhe gjatë seancës së sotme gjyqësore pati tone të ashpra. Zbardhja e tabulateve vërtetoi se të pandehurit jepnin mbështetje për ata që luftonin në Siri.

Imami i vetëshpallur Bujar Hysa, duke iu referuar gatishmërisë së qeverisë shqiptare për strehimin e muxhahedinëve iranianë, tha: “Unë nuk kam mbështetur 2 mijë spiunë iranianë”.

Genci Abdurrahim Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, dhe tetë persona të tjerë akuzohen për rekrutim dhe dërgim për luftë në Siri të shtetasve shqiptarë.

Në fakt, pjesa dërrmuese e të pandehurve kanë refuzuar të mbrohen me avokat, duke theksuar se mbrojtësi i tyre është Allahu. Procesi gjyqësor ndaj nëntë të pandehurve, mes tyre dy imamët e vetëshpallur, Genci Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa, prej disa kohësh po tentohet me çdo kusht të zvarritet nga ana e tyre, për arsye që nuk dihen. Kjo bie në sy, pasi përdorin të njëjtat metoda të përdorura në procese të tjera gjyqësore, ku të pandehur për krime tejet të rënda shtynin seancat duke braktisur sallën e gjyqit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: