Të shtëna me armë janë shënuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një tjetër mjeti, tip “ML”, ndërsa mjeti ka dalë nga rruga pas të shtënave.

Endë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës.

Mësohet se autorët kanë shtënë me breshëri automatiku nga mjeti i tyre, ndërsa shënjestra kanë qenë dy persona nga Miloti, Blerim Preçi dhe
Klisman Preçi. /BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb