Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e vrasjes së Gjon Menës. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se Gjergji Cukali i kishte premtuar 40 mijë euro vëllezërve Jakimi nga Zall Bastari.

Besohet se Cukali i ka dhënë fillimisht vëllezërve Ermond e Enver Jakimi 10 mijë euro për të blerë një mjet tip “Fiat”, me të cilën kanë gjurmuar dhe ndjekur Manen prej dy muajsh. Lënda ekplozive është montuar në një celular që komandohej në distancë nga Enveri, ndërsa vendosja poshtë makinës luksoze të Menës, është vendosur në 8 shkurt nga Edmondi.

Pasi kanë vendosur lëndën plasëse, gjatë natës raportohet se dy vëllezërit janë larguar në drejtim të Paskuqanit. Më pas ata janë rikthyer në zonë në mëngjes, ku kanë pritur dy orë derisa objektivi (Mena) iu afrua makinës dhe nga distanca kanë aktivizuar lëndën plasëse, e cila shpërtheu para se Gjon Mena të futej në makinë, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.
Pas kryerjes së atentatit vëllezërit me makinën “Fiat”, janë larguar në rrugë dytësore, ku nuk ka pasur prezencë të kamerave të sigurisë. Ata mendohet se janë larguar nga varrezat e Babrrusë e më pas rrugës së ujësjellësit derisa arritën në Zallbastar, vend ku dhe u arrestuan nga policia.

Hetimet e deritanishme nga policia e Tiranës thonë se shkak për konfliktin mes Menës dhe Cukalit janë konfliktet e drogës të ndodhura jashtë territorit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb