TIRANË

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë Kombëtare.

Sot, PS ka bërë publike axhendën e mbledhjes, e cila pritet të hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më tej me propozimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë.

RENDI I DITËS I MBLEDHJES SË ASAMBLESË KOMBËTARE TË PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Pjesa e parë:

I. Hapja e mbledhjes.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.

III. Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë:

IV.Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës “Zgjidh deputetin tënd”;

V.Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

1. Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK tw Partisw” ;
2. Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
3. Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
4. Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
5. Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
6. Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
7. Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
8. Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
9. Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
10. Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
11. Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
12. Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
13. Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

VI.Mbyllja e mbledhjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb