TIRANE – Të shtunën Socialistët mbledhin Kongresin e partisë, në një kohë kur kjo forcë politike është përfshirë nga debate të forta brenda saj.
“News24” zbardh axhendën e Kongresit që përmban 6 pika: Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama; Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi; Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve; Pyetje dhe diskutime; Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS; dhe Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.

Pas fjalës së kryesocialistit Edi Rama, pika më e rëndësishme për t’u diskutuar e votuar do të jenë ndryshimet statutore, të huazuara nga modeli laburist. Edi Rama, si përgjigje ndaj sfidës së drejtpërdrejtë të Blushit, do t’i propozojë Kongresit referendumin nëse duhet të ketë, apo jo, zgjedhje për postin e kryetarit.

Axhenda e punimeve të Kongresit
Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
Pyetje dhe diskutime.
Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.

PS FTON FATOS NANON
Ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano është ftuar në Kongresin e partisë që do të zhvillohet të shtunën, me pjesëmarrjen e 1500 delegatëve nga i gjithë vendi. Mësohet se Fatos Nano ka në dorë ftesën për të marrë pjesë në Kongres, por ish-kryetari i socialistëve ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Po ashtu, mësohet se ftesa u janë shpërndarë edhe dy ish-presidentëve, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. Të pranishëm, gjithashtu, do të jenë dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, si dhe Martin Shchultz dhe Massimo D’Alema.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: