Ministria e jashtme greke ka zbardhur axhendën e Nikos Dendias në Tiranë. Fillimisht Dendias do të takohet me politikanë, teksa i pari do të jetë homologu Cakaj, më pas Rama, Metë, Basha dhe në fund kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Për ta përfunduar vizitën Dendias ka zgjedhur Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatosin.

Tre temat ku do të fokusohen bisedimet janë çështjet europiane dhe rajonale, kryesisht marrëdhëniet shqiptaro-greke, zhvillimet në Mesdheun Lindor si dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

Mediat greke kanë zbuluar se kjo vizitë do të jetë vendimtare për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë e Greqisë e cila është rikthyer sërish në skenë pasi Greqia kërkon të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb