Ashtu siç ishte paralajmëruar, është zhvilluar sot biseda e shumëpritur mes Presidentit të Francës, Emanuel Macron, Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping, me shpresën për të ndalur luftën e pushtuesit rus në Ukrainë.

“BBC” raporton se Presidenti kinez e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.

Gjatë takimit virtual me Macron e Scholz, Presidenti i Kinës ka thënë se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukranë.

Teksa Macron dhe Scholz kanë rritur presionin ndaj Kinës, Presidenti Xi Jiping ka kërkuar që të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini nuk e ka dënuar veprimin kundër Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb