Subjektet që operojnë në fushën e tregtimit dhe mirëmbajtjes së kasave fiskale të ftuar në komisionin e ekonomisë për projektligjin e faturave online thonë se procesi i ri i faturimit do të rëndojë akoma më shumë biznesin.

Sipas tyre, vetëm instalimi i softit kushton 1256 euro. Për mirëmbjatjen e tij, një biznes duhet të paguajë në vit 350 euro, pa përfshirë 100 euro në vit shërbimin e internetit dhe 50 euro çertefikatën që duhet të marrë nga AKSHI.

Të shqetësuar për procesin e fiskalizimit ishin edhe përfaqësues të biznesit të huaj dhe vendas ata kërkuan që gjobat për gabime njerëzore gjatë periudhës së testimit të fiskalizimit të jenë më të ulta.

Zbatimi i plotë i ligjit nis në 1 korrik 2020 ndërkohë që bizneset do të duhet që sipas mundësive të integrohen në sistemin e ri gjatë periudhës 6 mujore.Pritet që komisioni i ekonomisë të diskutoj nen për nen projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Debati:
Arben Ahmetaj- Sa është kosto e firmës elektronike? Sa është kosto e pajisjeve që duhen për sistemin? Sa është kosto e mirëmbajtjes dhe e katërta sa është kosto e antivirueseve dhe aplikimeve, janë falas apo?

Bledar Balla- Një kompjutër sot çmimi i tregut është diku tek 250 euro, printer jo fiskal diku tek 100 euro, një licencë ëindoësi diku tek 110 euro një ubs do 30 euro, një softer normal shitje ka licencën nga 200 euro një antivirues I licensuar 15 euro në muaj. Linjë internet 100 euro në vit, certifikata dixhitale 6 miëj lek të reja.

Bledar Balla- Mirëmbajtja e një softi është mujore ka nga 5 mijë lek të reja në muaj dhe tutje.

Ahmetaj- Jeni i sigurt? 5 mijë lek të reja në muaj? Cfarë jeni duke thënë? Ju thoni që biznesi do paguaj 5 mijë lek të reja në muaj për mirëmbajtjen e softit?

Bledar Balla- Sot kompanitë kaq paguajnë kaq e kanë faturën për mirëmbajtjen e softit në muaj.

Ahmetaj- Pra ju jeni duke thënë që mirëmbajtja e softiti do të jetë rreth 5 mijë lek të reja në muaj që do të thotë do të jetë 60 mije lek të reja në vit?

Bledar Balla- Sot për kasat kompanitë në 5 vjet është e llogaritur paguajnë 479 euro bashkë me cmimin e kasës dhe vlerën e mirëmbajtjes në 5 vjet. Totali për ta mirëmbajtur për 5 vjet 479.

Ahmetaj- Pra ju jeni duke thënë që për 5 vjet totali është 479 euro. Që do ët thotë 479 pjestim për 5 është kosto e një viti.

Bledar Balla- Për të hapur një kompjuter me program duhet të paguar 1300 euro për ta hapur.

Myrvete Paza, kasa fiskale- Vetëm hapja e biznesit në momentin e parë të sistemit të integruar vete rreth 1265 euro dhe ka dhe pluse të tjera, pluse të tjera që nuk i dimë si certifikatat dixhitale. Sa I takon mirëmbajtjes secila nga kompanitë ka softe. Tek ne e kemi bler softin 1000 euro dhe kontrata e mirambajtjes është 350 euro në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb