TIRANE- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për dentisten nga Durrësi Olesia Duka, 38-vjeçaren e akuzuar se mashtroi disa biznesmenë duke iu marrë shuma të mëdha parash, mes tyre Idlir Hoxhën, kambisti nga Durrësi që e denoncoi i pari.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Haxhiaj, Olesia Duka ka deklaruar para gjykatës së Durrësit që gjithçka është një skenar filmi i montuar për t’i prishur karrierën profesionale dhe imazhin e saj publik.
duka ok
E marrë në pyetje nga gjykatësja Eda Kaja, në lidhje me njohjen që ka me kambistin nga Durrësi dhe 8 biznesmenët e tjerë nga Tirana dhe Durrësi që kanë bërë denoncime, ajo pranoi se një pjesë të tyre i njihte, por se me ta kishte marrëdhënie biznesi.
Olesia duka(1)
“Unë i njoh por s’jam mashtruese siç pretendon Prokuroria. Kam 3 klinika dentare dhe kisha nisur një projekt bamirësie me fondacionin “Dhuro buzëqeshje falas” për të rregulluar gojën e fëmijëve të policëve të vrarë. Kontratat e huamarrjes i kam lidhur para noterit në lidhje me personat e mësipërm që kam marrëdhënie biznesi.Me shtetasin I.H. me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi, dhe në qershor vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro borxh. I thashë që kjo nuk është e mundur. Ata më kërcënuan dhe më detyruan të merrja borxh te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer”,- ka deklaruar ajo në sallën e gjyqit siç mëson “BalkanWeb”.
duka
Në seancë prokurori Madrid Kullolli e pyeti në lidhje me marrëdhënien e biznesit, se si i ka nënshkruar kontratat e huamarrjes me personat që e kanë denoncuar. Ajo tha se i ka shkruar para noterit, por ai i solli në vëmendje edhe disa kontrata që janë sekuestruar në banesën e saj, për të cilat pranonte se kishte marrë borxhe të ndryshme.
gjykata
Një prej tyre ishte dhe një borxh i pranuar prej saj prej 35 mijë eurosh në një recetë mjekësore, ku i linte si garanci pasurore një apartament në plazhin e Durrësit.

Avokatët mbrojtës të saj kërkuan që të dalë nga masa e arrestit me burg, ndërsa prokurori tha se për shkak të rrezikshmërisë duhet të qëndrojë në burg. Gjykatësja Eda Kaja pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe dha masën arrest me burg.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: