Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë Ludjan Zaimi, e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

25-vjeçari ka deklaruar se me viktimën ka [pasur përplasje herë pas here, dhe sipas tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte.

“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”, ka thëne 25-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, brenda komisariatit nr3 në Tiranë, ku Zaimi ka shtëna 6 herë ndaj Çaush Saliasi, tre prej plumbave e kanë kapur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: