“BalkanWeb” ka zbardhur dëshminë e taksistit Aldo Vyshka, i cili u mbajt peng për disa orë në një lokal në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, ndërsa autorët i morën me dhunë edhe 2 mijë euro, që kishte me vete.

Taksisti Vyshka ka deklaruar para oficerëve të policisë se këto para i kishte për të paguar shkollën e vajzës. Taksisti është shprehur se është mbajtur peng deri në orën 02:00 të mëngjesit nga pronari i lokalit, Thanas Bejko.

“2.000€ që kisha me vete, ishin paratë që do paguaja shkollën e vajzës. Më mbajti peng pronari i lokalit, Thanas Bejko, deri në orën 02:00 të mëngjesit”, është shprehur Vyshka.

Ndërkohë, pas mesnatës, taksisti Vyshka ka gjetur mundësinë për të sinjalizuar policinë, e cila ka arritur në vendngjarje, duke arrestuar pronarin e lokalit dhe shokun e tij, si dhe dy kamerierë të këtij lokali.

Alban Vyshka1
Alban Vyshka1

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb