TIRANË

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga babai dhe vëllai i saj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se vrasja makabre e të resë është zbardhur nga një i penduar.

Siç mëson gazetarja Lala, i penduari ka shoqëruar me makinë Eglantinën dhe vëllain e saj, Shkëlzenin, në Malin me Gropa, ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë.

Ai iu ka thënë hetuesve se kishte dijeni për një vrasje, pasi ditën e krimit ai e kishte shoqëruar mikun e tij, Shkëlzenin, me të motrën drejt malit, ku sipas tij, i vëllai ka debatuar në makinë me Eglantinën.

Krimi horror ka ndodhur në vitin 2012, por dosja u zbardh një ditë më parë, prej ku rezultonte se 23-vjeçarja është ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe më pas është groposuar prej tij dhe i ati në Malin me Gropa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb