DURRES

Në seancën e sotme gjyqësore për Lulzim Cukun, bashkëshortin dhe njëkohësisht vrasësin e Majlinda Cukut, prokurorja e çështjes ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës së tyre 10-vjeçare.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se vajza e tyre ishte dëshmitare e ngjarjes dhe i ka komunikuar prokurores se ajo vetë e tërhoqi nënën e saj nga nga tualeti deri tek dera ndërkohë që ajo ishte e mbytur në gjak. Ajo tha se u zgjua nga të qarat e motrës 1-vjecare dhe ndoqi gjurmët e gjakut deri në tualet. Më pas pa se dera e banjës ishte e mbyllur me celës dhe kur e hapi pa të ëmën.

Më pas ajo ka dëshmuar se telefonoi gjyshërit dhe i tha se i ati kishte prerë me thikë të ëmën. Më pas Policia ka ndjekur gjurmët e gjakut deri në katin e dytë dhe ka gjetur tre fëmijët e Lulzim Cukut, me gjak mbi trupin e Majlinda Cukut.

Vajza ka dëshmuar se Lulzim Cuku e rrihte vazhdimisht Majlinda Cukun. Sot para Gjykatës së Durrësit Lulzim Cukut i është komunikuar edhe masa e arrestit me burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb