Zbardhet dosja hetimore që çoi pas hekurave një grup të kultivimit të drogës 8 nga 13 persona në kuadër të një operacionit të SPAK të zhvilluar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb detaje nga dosja në fjalë, ku tregohet se si rrjeti i trafikantëve komunikonin me njëri-tjetrin jo përmes telefonit, por me radio ‘Walky-Talky’ apo dhe të aplikacioneve të lidhura përmes internetit.

“Nga komunikimi i zhvilluar mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edoson Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmëria në të folur, duke menduar se nuk mund të ishin vëzhguar/përgjuar nga organet ligjzbatuese, prej nga kuptohet në dhe aktivitetin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, bisedues tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim të komunikimeve mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, por vetëm me aplikacionin me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikeve.”, thuhet në dosjen hetimore.

TE ARRESTUAR
-Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
– Skënder Velja, 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Saba Shehi, 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Asim Pulaci, 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Xhemal Zogu, 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:

NE KERKIM
-Bujar Sefa (alias Xaka), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-Haxhi Murati, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Armand Dërvishi, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Edison Xaka, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Agron Asllanaj, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb