Gazetari Osman Stafa siguron për BalkanWeb e-mailin që i ka çuar nënkryetari Petrit Vasili Damian Gjiknurit pasi ky i fundit pranoi sot mbledhjen e Këshillit Politik në orën 17:00.

Vasili thotë se ditën e djeshme pati një mbledhje të njëanshme të Këshillit Politik që është provokim nga kryeministri. Nënkryetari i LSI thekson gjithashtu se draftet e dakordësuara duhet të miratohen në Këshillin Politik, siç është paketa ligjore për të cilën do të mblidhet sot në orën 17:00 Këshilli Politik dhe kjo është një detyrim.

Për më tepër Vasili paralajmëron se çdo bllokim të njëanshëm të Këshillit Politik përgjegjësinë do e mbajë PS.

 

EMAILI I PETRIT VASILIT

Këshilli Politik nu kka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsualiteti ka udhëhequr atë që nga fillimi i tij.

Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja janë thjesht një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit, por që nuk ka qenë dhe as mund të jetë në axhendën e Këshillit Politik.

Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik  i drafteve të diskutuara por jo të miratuara, është detyrim. Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve, që janë pjesë e pikës 11 të marëveshjes së 5 qershorit, është thjesht një provokim që minon konsensusin dhe dialogun.

Çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi partinë socialiste. Vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve për integrimin europian, partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhjeve të lira.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb