TIRANE – Nisur nga ideja e kryeministrit Rama për realizimin e 10 ëndrrave më të spikatura të ndjekësve të tij në “Facebook”, gazetari Blendi Fevziu përfitoi nga rasti që shefi i qeverisë ndodhej në emisionin e tij, për t’i treguar “ëndrrën”, përmes një letre që ja dorëzoi personalisht në dorë në mbyllje të intervistës.

Vetë gazetari ka zbardhur sot tekstin e plotë të letrës, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Në një koment të shkurtër që shoqëron foton e letrës, Blendi Fevziu thotë se ka zgjedhur t’i përgjigjet interesit të medias se çfarë përmbante “ëndrra ime për Kryeministrin!”, duke e postuar atë të plotë.
“I nderuar zoti Kryeministër, unë kam një ëndërr! Që në Shqipëri të mos bëjnë ligjin banda dhe banditë! Që në Parlament të mos ketë më deputetë analfabetë dhe me precedent penal. Që të fortët të mos bëhen më model për të rinjtë dhe ligji të jetë njëlloj për të gjithë, Blendi”,­ thuhet në letrën e Fevziut.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: