BalkanWeb zbardh fjalën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS organizuar në Teatrin Petro Marko në Vlorë.

Sipas ligjërimit të siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti, Rama i ka bërë të ditur socialistëve të Vlorës se për Dritan Lelin nuk ka më vend në parti, por beteja ndaj tij do të vijojë.

Ai i ka lënë porosi këshilltarëve që mos kenë asgjë personale me të pasi është vendim politik.

Po ashtu Rama ka paralajmëruar deputetët se asnjë prej tyre nuk do të merret me emërimin e drejtorëve, pasi për këtë do të mblidhet PS dhe do të ketë rotacion për shumë drejtues arrognatë.

 

‘’Sistemi i emërimeve të drejtorëve nga deputetët ta harroni.  Duhet të mblidhet ps që të vendosi, shumë drejtues arrogantë dhe paralajmëroj se do të ketë rotacion.

Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputëm nga Vlora. Vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën.  Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e rradhës, asgjë sduhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.

Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen,  nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën.

Rotacion paralajmëroj edhe në rradhët e drejtorëve aktual’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb