GREQI

Dy të burgosur, një shqiptar 23 vjeç dhe një sirian 21 vjeç u arratisën nga burgu i Avlonës në Greqi, rreth orës 21:40 të mbrëmjes së të hënës (27 maj). Shqiptari është identifikuar nga mediat greke si Albion Shezairi.  Arratisja u pikas nga një gardian, i cila paralajmëroi me të shtëna në ajër, që të ndalonin, por shqiptarët nuk kanë ndaluar, madje njëri prej tyre ka goditur në fytyrë efektivin.

Fillimisht ka qenë njëri prej të burgosurve, i cili kapërceu murin dhe pas tij i dënuari tjetër. Dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë. Një nga dy të arratisurit 22 vjeçar, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos. Policia greke është vënë në ndjekje të dy personave të arratisur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i Departamentit të Drejtësisë

Pas 15 orësh, Ministria e Drejtësisë konfirmoi arratisjen e dy të burgosurve. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, bëhet fjalë për një të burgosur sirian dhe një shqiptar dhe ka dhënë një urdhër për Inspektoratin dhe Kontrollin e paraburgimit për të kryer një kontroll të imtësishëm për të sqaruar rrethanat në të cilat ata mundën të arratisen.

Në të njëjtën kohë, një hetim paraprak disiplinor është urdhëruar nga një prokuror publik për të kërkuar ndonjë përgjegjësi disiplinore të personelit të burgjeve. Siriani, i lindur në vitin 1998, u ndalua për imigracionin e paligjshëm dhe u dënua me shtatë vjet burg. Shqiptari, i lindur në vitin 1996, u arrestua për trafik droge dhe u dënua me 16 vjet burg.  Në burg ka vrarë një grek 33 vjeç në datë 7 mars 2019.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb