VLORË

Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ndonëse u tha se 69-vjeçari Vangjel Kapllani ishte grabitur, burime nga policia thanë për gazetarin Enrik Mehmeti se i moshuari u vra nga nipi i tij.

Mësohet se 69-vjeçari Vangjel Kapllani është qëlluar me një plumb pas koke nga nipi i tij, të cilit i kishte vënë emrin e tij. Vetëm pak minuta pas ngjarjes gazetari Enrik Mehmeti në një intervistë ekskluzive nxori nipin e viktimës, i cili deklaroi se e kishte gjetur gjyshin të larë në gjak në shtëpinë e tij. Ngjarja u dyshua si grabitje dhe u tha se 69-vjeçari ishte qëlluar me sende të forta.

DYSHIMET DHE INTERVISTA

Duket se intervista dhe rrëfimi i nipit për gazetarin Enrik Mehmeti të publikuar në “BalkanWeb” pak minuta pas ngjarjes ka ngjallur dyshime tek hetuesit e krimit të rëndë, të cilët i kanë parë deklaratat e tij dhe më pas e kanë marrë në pyetje. Por deklaratat e tij kanë qenë kontradiktore.
Pasi u shoqërua në polici dhe u mor në pyetje, nipi ka pranuar vrasjen e gjyshit të tij. Ai ka treguar edhe se ku e kishte fshehur armën e krimi.

Për policinë krimi ka qenë një ekzekutim gjakftohtë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se i riu jetonte vetëm me nipin, i cili e kishte rritur që të vogël pasi prindërit i kishin vdekur në një aksident.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: