TIRANE – *Prifti nga Malta e mohon, por sot në “News 24”, intervista audio e tij në “GSH”, ku ai përsërit disa herë: Të caktohet një katolik!

*George Frendo konfirmon në intervistën e tij: I dërguam letër Ramës e Nishanit, menjëherë pasi mësuam emrin e zotit Zhiti në media.

Zbardhet letra që Konferenca Ipeshkvnore i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani sa i takon emrit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Megjithëse dje përmes një deklarate imzot George Frendo i kërkoi ndjesë Zhitit dhe u shpreh se “Nuk kam thënë ‘duhet të jetë katolik’, por ‘është e përshtatshme të jetë katolik” çka është lojë fjalësh. Në letër-ankesën për kreun e shtetit, kërkesa për ambasadorin katolik shqiptohet qartas, duke shprehur edhe zhgënjim pse nuk janë konsultuar me Kishën, para se të zgjidhnin emrin e diplomatit për Selinë e Shenjtë.

“Ambasadori pranë Selisë së Shenjtë natyrshëm merr pjesë në shumë kremtime fetare liturgjike. Prandaj kërkojmë që ambasadori të jetë një person që i përket Kishës Katolike”, thuhet në letrën e bërë publike nga “TV Klan”, ku po ashtu shtohet se “gjithmonë është zgjedhur një katolik për rolin e ambasadorit për Selinë e Shenjtë”. Letra që po e botojmë më poshtë thotë: “Konferenca Ipeshknvore e Shqipërisë dëshiron të shprehë zhgënjimin e saj për faktin që për rolin e ambasadorit të Shqipërisë për Selinë e Shenjtë, duke mos kontestuar aftësitë e Zotit Visar Zhiti, nuk u emërua një person nga komuniteti katolik. Na duket i çuditshëm edhe fakti që nuk u konsultuam për këtë çështje. Që nga rifillimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, gjithmonë është zgjedhur një katolik për rolin e ambasadorit për Selinë e Shenjtë”, thuhet në letër. Më poshtë, po prej saj shkëpusim “për fat të mirë, nuk mungojnë persona katolikë të aftë për të zhvilluar këtë mision diplomatik pranë Selisë së Shenjtë. Ambasadori…

PRIFTI NGA MALTA: S’E FYEVA ZHITIN, POR KAM MENDIMIN TIM

Në një deklaratë për mediat (përjashtuar GSH), imzot George Frendo, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore shkruante dje: “Së pari, vetë titulli i intervistës ‘Kisha Katolike kundër Visar Zhitit në Vatikan’, nuk është pjesë e intervistës. Është titull i vendosur nga gazeta. Së dyti, në asnjë moment të asaj interviste nuk kam thënë se Visar Zhiti është mysliman. Së treti, as kam thënë se ambasadori për Vatikanin…

PD-PS: VISAR ZHITI NE VATIKAN. BLUSHI, KISHES: FEJA, JO KRITER

Në një atmosferë të rrallë konsensusi,duke konsumuar kafe e çaj, demokratë e socialistë, mes tyre myslimanë, ortodoksë, katolikë e ateistë miratuan në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme kandidaturën e Visar Zhitit të propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan, duke u rrjeshtuar kësisoj kundër Kishës dhe Presidentit që e kanë kundërshtuar atë. Në mbledhje ka marrë pjesë për herë të parë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila mbrojti hapur kandidaturën e Zhitit duke i bërë thirrje edhe kreut të shtetit, Bujar Nishani ta dekretojë atë. “Ndoshta ne më shumë se një ambasador në Vatikan…

(Lexoni më shumë sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb