Anëtarësia e PD në qarkun e Korçës do të votojë nesër 39 kandidatët për deputetë. Korça nxjerr 11 mandate teksa nesër në PD do të zhvillohet procesi që do të nxjerrë se kush paraepëlqehet dhe kush skualifikohet.

Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër sipas procesit të pëlqimit nga anëtarësia.

Në Korçë pjesë e listës është analisti Dritan Shano, ish-kreu i PD për qytetin Andrea Mano apo dhe figura të njohura demokrate si Gjergji Mero, Kristi Koçibelli dhe Ledina Aliolli.

Në Devoll bie në sy se garojnë dy ish-kryebashkiakë të PD, Valter Miza dhe Bledjon Nallbati si dhe ish-deputeti Hekuran Hoxhalli.

Ervin Salianji nga Korça kalon në Maliq si kandidat kurse në Pogradec rikthehet përsëri ish- deputeti Klevis Balliu, teksa në listë është dhe ish-kryebashkiaku i PD Eduart Kapri.

LISTA E PD QARKU KORÇË

Dega Devoll

1. ARBEN KAMBO
2. ARTUR AGOLLI
3. BLEDJON NALLBATI
4. HEKURAN HOXHALLI
5. VALTER MIZA
6. VOJSAVA BREGU

Dega Kolonjë

1. ARTUR NAZARKO
2. FATMIR GUDA
3. MARJETA HALILI
4. SOELTO LARTI

Dega Korçë

1. ADRIAN MAHO
2. ANDREA MANO
3. DRITAN SHANO
4. GJERGJI GJATA
5. GJERGJI MERO
6. KIÇO TANE
7. KRISTI KOÇIBELLI
8. LANDI GUSHI
9. LEDINA ALIOLLI
10. MATEO BALLI
11. METIN VENXHA
12.NIKOLLAQ DOKU
13.SORINA KOTI
14.SUELA MYRTOLLARI

Dega Maliq

1. ALFRED GEGA
2. ELIDJON KOLLÇINAKU
3. ERVIN SALIANJI
4. MAGDALENA HOXHA
5. XHEVDET BELISHTA

Dega Pogradec

1. ANILA HYSENBEGASI
2. ARJAN MALCELLARI
3. ARMANT ZERKA
4. EDUART KAPRI
5. ERALD KAPRI
6. ERLIS ÇELA
7. GENTI ÇELA
8. KLEVIS BALLIU
9. OLIGERT MUCOLLARI
10.SELAUDIN JAKUPLLARI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi në Qarkun e Kukësit dhe deri tani kanë votuar më shumë se gjysma e qarqeve, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb