Mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat ka bërë bashkë shumicën dërrmuese të deputetëve, por nuk është shmangur përplasja mes Komisionit të Rithemelimit dhe deputetëve që nuk iu bashkuan Berishës gjatë turit të Foltores.

Ish kryeministri debatoi me kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit i kërkoi të mos ishte pjesë e mbledhjes për shkak se ishte pezulluar pas vendimit të Departamentit të Shtetit për ta shpallur non grata.

Alibeaj tha gjatë mbledhjes se kishte negociuar me Flamur Nokën për të lajmëruar të gjithë deputetët, përfshi edhe ata të përjashtuarit pas 8 Janarit.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar në mbledhje edhe Ervin Salianji, i cili ka thënë se si nënkryetar i grupit nuk është në dijeni të këtyre negociatave.

“Ne nuk kemi asnjë informacion. Nëse e trajtoni si debat mes ju të dyve çohem dhe iki”, është shprehur Salianji.

Në përfundim të mbledhjes Alibeaj ka lënë sallën ku ishte grupi parlamentar, por asnjë prej deputetëve nuk e ka shoqëruar.

“Si nënkryetar grupi nuk kam asnjë informacion as për negociatat, as që në mbledhje do ishin të gjithë. Ky diskutim është më i rëndësishmi”, u shpreh Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb