Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vjedhjen spektakolare që bënte një pastruese në Tiranë, e cila arriti të merrte në banesën e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, rreth 120 mijë euro, para dhe bizhuteri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Rozeta Dobi, e cila ishte pastruese në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtare, kishte vjedhur në kohë të ndryshme para, që siç duket ishte mekanizmi i saj për të mos rënë në sy. Ndërkohë, në datën 15 Klosi, e cila e kishte këtë banesë me qira në Rrugën e Kosovarëve, kishte bërë denoncim për vjedhjen në fjalë, pasi kishte konstatuar se i mungonin paratë.

Mësohet se në këtë ditë, pastruesja, në bashkëpunim me djalin, Havier Dobi, kanë vjedhur një shumë të madhe parash në banesën ku ajo ishte punësuar, ndërkohë që ngjarja është inskenuar sikur të ishte një grabitje. Çelmeta raporton se kjo skemë ndiqej nga pastruesja dhe për rastet të tjera, pasi për të ka të paktën 5 denoncime të tjera, ndërsa 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 700 mijë euro në këto banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb