UEFA ka shpallur si të trukuar ndeshjen Krusaders-Skënderbeu 3-2. Burime të sigurta të “Panorama Sport” treguan dje se klubi korçar është dënuar pikërisht për humbjen ndaj irlandezoveriorëve, një takim i vlefshëm për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Ndeshja është zhvilluar më 21 korrik të vitit të kaluar, teksa skuadra irlandezoveriore ka arritur të përmbysë rezultatin vetëm në kohën shtesë. Deri në minutën e 92- të takimi ka qenë 1-2 për Skënderbeun, por në fraksion sekondash Krusadersi ka shënuar dy gola të shpejtë, duke çuditur madje edhe portierin vendës, që ka shpërthyer në akuza në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Takimi ka pasur disa faza interesante, pasi që në minutën e 11-të mbrojtësi Renato Arapi është ndëshkuar me karton të kuq. Mësohet se UEFA ka investiguar prej muajsh këtë ndeshje dhe ka arritur në konkluzionin se skuadra korçare ka pësuar gola të dyshimtë në kohën shtesë.

Lëvizjet e lojtarëve të Skënderbeut në fundin e lojës, veçanërisht atyre të repartit mbrojtës, kanë qenë objekt i pyetjeve të Komisionit të Etikës ndaj drejtuesve të Skënderbeut në seancën e zhvilluar pak ditë më parë. Gjithashtu, zyrtarët korçarë janë pyetur nga UEFA për kartonin e kuq të Arapit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: