KRASTË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Martaneshit në Dibër. Një djalë 6 vjeç është plagosur me automatik në Krastë pas sherrit të babait të tij me një 27-vjeçar.

Gazetari Enver Doçi duke iu referuar burimeve nga policia raporton për “Balkanweb” se autori i ngjarjes është Jetmir Koxheri, 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes Koxherrit dhe babait të djalit në qytezën e Krastës.

Koxheri ka shkuar me automatik në banesën e babait të djalit të plagosur duke qëlluar me automatik e dyshohet se aksidentalisht ka plagosur vogëlushin 6-vjeçar, i cili ka marrë tre plumba në fytyrë. Pak pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe ka sekuestruar armën e krimit, një kallashnikov. I mituri pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Dibrës është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb