MAT-  Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Bushkash ku mbeti i plagosur 50 vjeçari Gjovalin Rica. Më herët u fol për një vetëplagosje të shtetasit Gj.R. por nga hetimet e fundit të Policisë rezulton se autori i plagosjes  është shtetasi Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan.  I plagosuri Gjovalin Rica mban edhe postin e kryetarit të PD në Ulëz. Autori i plagosjes, Agustin Braca u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua arma e përdorur për plagosjen.

Sipas informacioneve të para dyshohet se plagosja ka ardhur për motive të dobëta. Gj.R.  mbeti i plagosur në ambjentet e jashtme të shtëpisë në sytë e fëmijëve të tij.

Të afërmit e të plagosurit kanë deklaruar se Gjovalin Rica nuk ka asnjë konflikt me asnkënd. Gjithashtu ata kanë folur për situatën e rëndë në të cilën e kanë gjetur të plagosurin Gj.R në oborrin e shtëpisë së tij. Gjovalin Rica ndodhet  në spitalin e Traumës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Zbardhet ngjarja në fshatin Bushkash, ku mbeti i plagosur shtetasit Xh.R. Kapet në kohë rekord nga Policia autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari).

Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit:

Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fahatin Stojan.

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh.R. në ambjentet e jashtme të banesës së tij. Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori. Për kapjen e tij u angazhuan 15 forca policie.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb