Zbardhet përplasja me armë e ndodhur në Duisburg në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur mes bandave ku njëra palë ka qëlluar me armë ndaj palës kundërshtare.

Autoritetet bëjnë me dije se për pasojë në atë kohë kur edhe ndodhur përplasja i plagosur mbeti jo vetëm objektivi i sulmit, por  edhe një kalimtar i rastit i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori 26-vjeçari shqiptar është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi në Gjermani.

Si ndodhi ngjarja:

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor në 2021 rreth orë 21:15, ku dy personat janë përfshirë në një përplasje mes tyre në Vulkanstrasse/cep të Charlottenstrasse në lagjen e dritave të kuqe.

Gjatë debatit, shqiptari mësohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë. Dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje për një grua (dyshohet e dashura e autorit që qëlloi me armë).

Pas të shtënave me armë autori dhe personi i sulmuar, holandezi janë larguar menjëherë, por gjatë kontrolleve dhe hetimeve policia ka rënë në gjurmët e tyre, duke vënë në pranga të riun shqiptar në Greqi.

Ndërkohë një tjetër ngjarje kriminale është zbardhur në Belgjikë. Të enjten e kaluar një i ri qëlloi me armë në qytetin Germinal në Saint-Servais, ndaj një personi. Autori i dyshuar 20-vjeçari shqiptar është arrestuar. Mësohet se shqiptari jetonte në Belgjikë prej katër vitesh, ndërsa tashmë përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb