FIER

BalkanWeb ka zbardhur ngjarjen e sotme në Fier e cila për shkak të një keqkuptimi çoi nga një thirrje për të rregulluar lavatriçen tek një pengmarrje e teknikut.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se e gjitha nisi kur vëllai i Erjon Agalliut, shtetasi i shpallur në kërkim, me inicialet B.Agalliu, 40 vjeç, ka kontaktuar në telefon teknikun e lavatriçes, duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë se ku duhet të shkonte.Ar

Ky i fundit, së bashku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.

Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes derisa kanë marrë nje telefonatë nga B.Agalliu i cili u ka thënë se ishte ai që e ka dërguar për të riparuar defektin në makinën larëse.

Menjëherë sapo e kanë lënë të lirë 25 vjecarin, ky i fundit i është drejtuar Policisë së Fierit, duke treguar gjithçka çfarë i ndodhi. ‘Blutë’ e Fierit janë vënë në lëvizje, duke ndaluar dy kunetërit dhe shpallur në kërkim B.Agalliun, të cilët akuzohen për heqjen e paligjshme të lirisë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb